Tirana në 1920-1938

Tirana në 1920-1938

Tirana në vitet 1920-1938 

Dy dekadat e para si kryeqytet Tirana pa një zhvillim të vrullshëm, si në aspektin urban ashtu edhe në atë shoqëror. Me ndikimin e akrtiektëve dhe shtetit Italian nisi modernizimi i infrastrukturës dhe u ndërtuarn një sërë rrugësh, sheshesh e ndërtesash që sot janë kthyer në ikona të kryeqytetit. Nga pikëpamja politike, nisi organizimi i partive dhe debati pluralist i ideve. Nisën gjithashtu të ngriheshin institucionet e para të shtetit e u hodhën themelet e ekonomisë së tregut. Me popullsinë që po shtohej, në Tiranë u përqëndruan klasat e mesme të nëpunësve e profesionistëve si edhe tregtarë italianë e sipërmarrës të rinj shqiptarë. Në Tiranë u hapën kafene, restorante, kinema dhe jeta kulturore nisi të gjallërohej shumë duke e bërë Tiranën të ecte me hapin e shumë kryeqyteteve të tjera të Europës.