Tirana gjatë tranzicionit

Tirana gjatë tranzicionit

Tirana gjatë tranzicionit

Rënia e Murit të Berlinit, ngjarjet në Evropën Lindore dhe thellimi i krizës së gjithanshme të çuan në rrëzimin e regjimit komunist. Ndërtimi i institucioneve demokratike kërkonte kohë dhe vitet e para të tranzicionit vendi hasi vështirësi të mëdha për të arritur një stabilitet social, politik dhe ekonomik. Informaliteti do të pushtonte shumë aspekte të jetës dhe do të linte edhe ai shenjën e vet. Popullsia e Tiranës u rrit me ritme të shpejta dhe ndërtimi i pakontrolluar po pushtonte shumë hapësira publike. Megjithaatë, rreth viteve 2000 Tirana arriti të gjente stabilitetin e munguar, zhvillimi ekonomik mori hov dhe qyteti nisi të gjente shkëlqimin e munguar.