Tirana, 11 shkurt 1920

Tirana, 11 shkurt 1920

Tirana, 11 shkurt 1920 –Kryeqyteti i Përkohshëm i Shqiperisë

Përfundimi i Luftës së Parë Botërore e la Shqipërinë politikisht të paqëndrueshme, me fraksione të ndryshme që luftonin për pushtet politik. Me synimin për të bashkuar shqiptarët në një qeveri të vetme, në 20 janar 1920, atdhetarë nga gjithë Shqipëria u mblodhën në Lushnje për të diskutuar të ardhmen e vendit. Duke qenë se Qeveria e Durrësit, atë kohë Kryeqytet i Shqipërisë, ishte kundër Kongresit të Lushnjes, në 9 shkurt 1920 antarët e Kongresit shpallën Tiranën si kryeqytetin e përkohshëm të Qeverisë së tyre. Ata hynë në Tiranë në 11 shkurt 1920 dhe që nga ajo ditë Tirana do të ishte përherë kryeqyteti i shqiptarëve, duke u shpallur kryeqytet i përhershëm me një akt të Asamblesë Kushtetuese të vitit 1925.