Tirana në 1914


Tirana dhe rrethinat e saj në Luftën e Parë Botërore 1914
Lufta e Parë Botërore e gjeti Shqipërinë, e cila sapo kishte shpallur pavarësinë, të papërgatitur për t´u mbrojtur përballë fuqive të huaja që nxituan të aneksonin territoret e vendit. Megjithatë, shqiptarët u organizuan shpejt dhe lëvizjet patriotike po krijoheshin kudo, edhe në qytetin e vogël të asaj kohe, Tiranën.
Këto lëvizje përfshinë si popullsinë e qytetit ashtu edhe atë të fshatit të Tiranës, atdhetarë, mësues, intelektualë, nënpunës të rinj, ushtarakë, publicistë e klerikë përparimtarë. Edhe shoqëritë kulturore dhe sportive, si “Ditunia”, “Lidhja kombëtare”, “Agimi”, “Bashkimi” etj. iu bashkuan lëvizjes duke e faktorizuar gjithnjë e më shumë Tiranën si një qytet që dëshironte të luante një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.